Mesditën e sotme, një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Balldren.
Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, mësohet se në aksident janë përfshirë tre automjete, një autobus, një kamionçinë dhe një veturë.
Në autobus mësohet se ndodhej stafi i kampit të Gjadrit. Po ashtu, si pasojë e përplasjes raportohet për një person të plagosur.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë rrugore, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.