“Duhet urgjentisht të riarmatosim Evropën”, Ursula von der Leyen mesazh Trumpit në Samit: Të mbrojmë parimin ‘s’mund të pushtosh fqinjët e tu’

Kreu i Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e përshkroi samitin e liderëve në Londër një “diskutim të mirë dhe të hapur”.

Ajo tha se ata diskutuan për nevojën për garanci të plotë sigurie, duke përfshirë vendosjen e Ukrainës në një pozicion të forcës dhe sigurisë që ajo të ketë mjetet për të “forcuar dhe mbrojtur” veten.

Ajo thotë se kjo shtrihet nga mbijetesa ekonomike deri te qëndrueshmëria ushtarake.

Von der Leyen: Duhet të kemi një rritje të mbrojtjes… duhet të veprojmë masivisht”, duke shtuar se nevojitet një plan i qartë nga Bashkimi Europian dhe një qasje e përbashkët evropiane.

“Tani është me rëndësi të madhe që të rrisim shpenzimet… është e rëndësishme që të përgatitemi për më të keqen”, tha ajo.

Ajo ka këmbëngulur se urgjentisht “duhet të riarmatosim Evropën”, duke shtuar se kontinenti duhet “të rritet masivisht” dhe të ketë një “rritje në mbrojtje”.

Ajo gjithashtu dërgoi një mesazh për Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, duke thënë: “Jemi gati së bashku me ju për të mbrojtur demokracinë, për të mbrojtur parimin se ekziston një rend ligjor që nuk mund të pushtosh fqinjët e tu ose të ndryshosh kufijtë me forcë”.

“Është në interesin tonë të përbashkët që të parandalojmë luftërat e ardhshme”, shtoi ajo.


Shtuar 2.03.2025 19:11