Mësimi i gjuhës shqipe në Greqi/ Edi Rama: Mbështetje financiare për 50 mësues shqiptarë

Kryeministri Edi Rama, në takimin me mësuesit shqiptarë në Athinë të Greqisë, njoftoi sot për programin e mbështetjes financiare për 50 mësues shqiptarë që u mësojnë gjuhën shqipe fëmijëve të emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi.

“Nisim për herë të parë një program mbështetje financiare për 50 mësues, që do të zgjerohet më pas edhe në shtete të tjera, për ata që me misionin patriotik për të ruajtur e trashëguar gjuhën shqipe, mes sakrificave e ndjenjës së përkatësisë, i mësojnë gjuhën tonë të bukur fëmijëve shqiptarë, duke i mbajtur të lidhur fort me rrënjët e tyre, e për t’iu dhënë një mundësi më shumë për t’u kthyer e për të jetuar aty ku e kanë zemrën, në Shqipëri”, u shpreh Rama.

Kryeministri vuri në dukje se, për herë të parë nis një program mbështetje financiare për 50 mësues, që do të zgjerohet më pas edhe në shtete të tjera.

E materializuam nismën e marrë herën e kaluar. Ky është fillimi dhe grupi i parë i dallëndysheve që lajmërojnë këtë pranverë të gjuhës shqipe në Greqi. Ne kemi mësuar shumë nga ky proces dhe do të bashkëpunojmë me ju pasi ambicia jonë është të mos ketë asnjë zonë të pa mbuluar mësues të gjuhës shqipe”.


Shtuar 2.03.2025 15:22