Zgjedhjet e 11 majit/ Rama: Më shani sa të doni, por PS do të votoni

Në një komunikim online me qytetarët, kryeministri Edi Rama, shprehet se më 11 maj, shqiptarët duhet të zgjedhin mes anëtarësimit të vendit në BE dhe kënetës.

Gjithashtu, Rama u shpreh se anëtarësimi në BE, do të jetë pavarësia e dytë e Shqipërisë.

“Zgjedhja që ke në 11 maj, është mes BE dhe kënetës. Me bufin e kënetës, e sigurtë që je me humbësat. Me bufin në kënetë, do hysh në borxh me veten si shqiptar. Të gjithë atyre iu duhet Shqipëria në BE. Ne BE, ne garantojmë 3 gjëra që nuk garantohen askund, garantojmë të mos ketë mungesë të lirisë individuale, që sundimi i ligjit të mos jetë në diskutim dhe garantojmë që standarde demokratike të jetesës, të mos i prekë më askush. Ne BE ka dy kategori shtetet, kontribuesit, dhe përfituesit. Në momentin që një shtet i ri hyn në BE, hyn te përfituesit. Shumë më tepër projekte në infrastrukturë, shumë më mbështetje për kulturën. Fokusohuni sepse dritaren mezi e kemi hapur. Është pavarësia e dytë e Shqipërisë”, theksoi ai.


Shtuar 27.02.2025 09:56