Altin Dumani: Kriptovaluta po përdoren masivisht për blerje narkotikësh, “luftë” kundër pastrimit të parave

Kreu i SPAK, Altin Dumani, theksoi progresin e arritur në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar, duke zbuluar se vlera e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara për vitin 2024 ka arritur në 59 milionë euro.

Dumani theksoi se kriptovalutat janë përdorur gjithnjë e më shumë nga organizatat kriminale, për të blerë kokainë dhe për të pastruar të ardhurat e paligjshme.

Ai shpjegoi se lufta e SPAK synon të japë një mesazh të fortë: krimi nuk mund të blejë asgjë dhe nuk mund të shpërblehet.

Gjithashtu, Dumani shtoi se kjo goditje ndaj pasurisë të krimit dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë, është një hap i rëndësishëm në garantimin e drejtësisë.

Altin Dumani: Goditja ndaj fuqisë ekonomike të krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë gjithashtu ka bërë progres.

Vlera e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara në total për vitin 2024 ka rritur në vlerën 59 mln euro, këtu përfshihen edhe kriptovalutat që po gjejnë gjithnjë e më shumë përdorim nga organizatat kriminale me kryerjen e veprimeve të tyre duke i përdorur masivisht si për të blerë sasira kokaine dhe pastrim parash.

Lufta ndaj pastrimin e parave nga SPAK synon të japë mesazhin që krimi nuk mund të blejë apo të shpërblejë.