Gjesti rrëfen si do ta priste hyrjen e Xhenetës në “Big Brother Vip 4”

Gjatë një loje ne shishe në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Gjesti u pyet nga Danja nëse do t’ia kthente ish-partneres së tij, Xheneta Fetahu, të njëjtën mënyrë nëse ajo do të hynte në këtë format.

Gjesti heksoi se nuk është person që do të shkelte një grua, dhe se përkundrazi, do të bënte që ajo të vuante në një mënyrë tjetër.

“Me këmbë nuk do ta shkelja kurrë. Nuk do t’ia ktheja me të keq, siç më ka bërë mua, por do ta shtija me të mirë që të vuante“, tha Gjesti.

Sa i përket mundësisë që Xheneta të hyjë në “Big Brother VIP”, ai theksoi se nuk do të dëshironte që ajo të merrte pjesë në këtë format.


Shtuar 25.02.2025 10:49