Pasi Prokuroria e Durrësit shpalli moskopetencë, ditën e sotme, SPAK ka regjistruar procedimin penal për zhdukjen e 69 milionë lekëve të rinj nga filiali i Postës Shqiptare në Durrës.
Këtë të enjte, 19 nëntor 2026, në SPAK u hodh shorti ku është caktuar edhe prokurori që do të marrë në shqyrtim çështjen.
Të lidhura
None found
Shkak për këtë lëvizje janë dyshimet se përvetësimi i shumës, e cila kap vlerën e rreth 700 mijë eurove, mund të jetë kryer nga një grup i strukturuar kriminal.
Sipas burimeve, hetimet mund të shtrihen edhe drejt ish-zyrtarëve, të cilët aktualisht gëzojnë imunitet parlamentar por pavarësisht përpjekjeve për të mësuar emër apo emra konkret, nuk u dha konfirmim zyrtarë.
Në kuadër të hetimeve janë arrestuar më herët ish-drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj, ish-shefja e financës, Valbona Duni, si dhe arkëtarja Paola Dana.
Ndërkohë, për tre të dyshuarat, masat e sigurisë janë zbutur më vonë.






