Donald Trump e uroi për fitoren, Friedrich Merz ia kthen me “të keq”: Qëllimi im, mos jemi të varur nga SHBA

Kandidatët për kancelar në zgjedhjet e mbajtura këtë të diel në Gjermani kanë marrë pjesë mbrëmjen e sotme në një debat të drejtpërdrejtë televiziv.

Ky panel televiziv përbëhej nga tetë persona, përfshirë Friedrich Merz, Olaf Scholz, Robert Habeck dhe Alice Ëeidel.

Gjatë fjalës së tij, Merz deklaroi se përparësia e tij kryesore është “të forcojë Evropën sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që ne të mund të jemi të pavarur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mbrojtje”.

“Nuk do ta kisha menduar kurrë se do të duhej të thosha diçka të tillë në televizion, por pas deklaratave të Donald Trump javën e kaluar është e qartë: kjo qeveri amerikane nuk kujdeset për Evropën”, deklaroi ai.

Ai tha gjithashtu se fitorja e tij është e qartë dhe do të sigurohet që qeveria e ardhshme t’i përfaqësoje të gjithë. Merz ndër të tjera tha se ende duhet të punojë se si do të formojë një qeveri dhe në mënyrë ideale do të dëshironte të kishte vetëm një partner në koalicion dhe jo dy.

Në vijim të fjalës së tij, kancelari i ardhshëm i Gjermanisë shtoi se duhet të presin rezultatet e plota, duke theksuar më tej se nuk do të ketë një koalicion me AfD-në.


Shtuar 23.02.2025 22:57

Tags: ,