Kryeministri Edi Rama ka përsëritur qëndrimin e tij, se çështjen e Erion Veliat do t’ia lërë organeve të drejtësisë dhe se deri atëhërë Tirana do të këtë vëmendjen e tij të pandërprerë.
Duke u kthyer pas në kohë, në vitet 2000 kur ai u bë kryetar i Bashkisë, tha se e gjeti kryeqytetin me vetëm 78 lampa neoni, ndërsa sot Tiranë i ngjan një qyteti evropian.
“Kostot me te cilat ne kemi udhëhequr reformen në drejtësi, nëse ne duam që Shqipëria e nesërme të jetë e barabartë dhe e drejtë, siç është Tirana. Atëherë ne duhet të shtrëngojmë dhëmbët dhe të vazhdojmë të drejtojmë. Por kush udhëheq nuk duhet të lëkundet, pasi ndryshe degradon për keq.
Në vitin 2000 në Tiranë kanë qenë vetem 78 lampa neoni në çdo zonë. Imagjino dhe s’kanë turp dhe thonë që nuk kemi bërë asgjë për Tiranën. Që ta mbyll këtë parantezë nuk më takon mua të them që lali Eri është i pafajshëm apo fajtor, por në këtë detyrë duhet të qëndrojë mbi këtë dilemë dhe t’ia lë në dorë drejtësisë për këtë çështje. Unë jam këtu që derisa kyetari të marrë detyrën, vëmendja ime për Tiranën do të jetë e pandërprerë.
Organet e drejtësinë do t’i japën kryetarit të Bashkisë një gjyq dijnitoz, por përtej kësaj çështje, askush e asgjë, as ndonjë buf në këtë këntetë poltike, ku pa mua që e nxorra nga koma, e pastrova nga llumi dhe e ngrita në këmbë Tiranën.
Ky qytet nuk do ishte kurrë vendi ku shëtisin që të gjithë opozita, prokurorë, gjykatës, analistë, qytetarë, gazetarë. Dhe shkojnë e vijnë në punën e tyre duke i çuar fëmijët në çerdhe, shkolla që nuk i lënë asgjë mangët shkollave të BE, spitalet tona nuk i lënë gjë mangët as spitaleve evropiane,” tha Edi Rama.