FOTO/ Zgjedhjet e 11 majit, Berisha dorëzon në KQZ kërkesën për regjistrimin e PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike ka dorëzuar një kërkesë zyrtare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), përmes së cilës kërkon që PD të regjistrohet si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e 11 majit.

Kjo kërkesë është një proces formal që të gjitha subjektet politike duhet të ndjekin për t’u regjistruar në garën elektorale për zgjedhjet e përgjithshme në vend.

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 11 majit, Partia Demokratike ka njoftuar se së shpejti do të ndërmarrë edhe procesin e primareve, përmes së cilave do të dalin kandidatët e ardhshëm në zgjedhje nga kjo forcë.


Shtuar 19.02.2025 16:34

Tags: ,