Policia zbardh detaje nga operacioni në Tiranë: Kemi arrestuar 27 persona

Policia e Shtetit, ka bërë me dije detaje në lidhje me operacionin e zhvilluar gjatë natës e deri në orët e para të mëngjesit në kryeqytet.

Në kuadër të operaconit “Blic 34”, u ekzekutuan 27 masa “Arrest me burg” për veprat “prodhim shitje narkotikësh”, vijon puna për kapjen e 7 personave të tjerë.

Hetimet vijojnë që nga nisja e vitit 2025, ndërsa u sekuestruan:

3.4 kg kokainë

150 doza heroinë

500 ekstazi

12 kilogramë kanabis

10 automjete


Shtuar 18.02.2025 11:29