Falsifikim dokumentash, vjedhje dhe aksidente! Vihen në pranga 4 shtetas, mes tyre dhe një grua

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 4 persona në 24 orët e fundit, duke përfshirë një 27-vjeçare nga Kosova, e cila ishte shpallur në kërkim për falsifikim dokumentesh.

Policia e Durrësit ka bërë me dije se është arrestuar edhe një 23-vjeçar me iniciale A.L i cili u kap në flagrancë duke vjedhur mjete në një furgon i cili i shte i parkuar në terminalin e portit.

Gjithashtu u arrestua dhe shtetasi 33-vjeçar me iniciale G.M pasi është përplasur me një automjet duke lënë të lënduar dy persona. U arrestua edhe shtetasi me iniciale A. L., 34 vjeç nga Kavaja, i cili u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe nuk i është bindur policisë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasen kosovare A. B., 27 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 3 muaj burg për veprën penale “Fallsifikim dokumetash”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 23 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas u arrestua pasi u kap në flagrancë duke tentuar të vjedhë në një mjet furgon i cili ishte i parkuar në terminalin e Portit. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas i ka vjedhur një karrocë shtetasit K. Sh., në lagjen nr.4, Durrës. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. (F). M., 33 vjeç, banues në Borizanë, Krujë si dhe u procedua penalisht shtetasi A. Gj., 48 vjeç, banues në Derven, Krujë, pasi në aksin rrugor Luz-Derven, shtetasi G. (F), M., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me motomjetin tip “Lifan”, me drejtues shtetasin A. Gj.

Si pasojë e përplasjes është lënduar shtetasi A. Gj., dhe pasagjeri në motomjet shtetasi R. Z., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. A. L., 34 vjeç, banues në Kavajë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.3, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjëndje të dehur dhe gjatë shoqërimit të tij nuk iu është bindur urdhrit të Policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtjeshme. /albeu.com/

 


Shtuar 27.06.2021 10:33