Një ngjarje e rëndë ka tronditur aeoroportin e Torontos në Kanada.
Burimet nga mediat lokale bëjnë me dije se një avion është rrëzuar gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar Pearson të Torontos.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se tetë persona kanë mbetur të plagosur rëndë nga ky aksident. Sakaq, aeroporti ka dalë me një deklaratë duke shprehur se ata ishin në dijeni për këtë aksident dhe se të gjithë pasagjerët janë në kujdesin e tyre.
Deklarata e aeroportit:
Toronto Pearson është në dijeni të një incidenti gjatë uljes që përfshin një avion të Delta Airlines nga Minneapolis. Ekipet e urgjencës po i përgjigjen çdo lloj situate . Të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi janë nën kujdesin tonë.
Gjithashtu, një zyrtare e policisë Rajonale Peel në Ontario, Sarah Patten ka deklaruar se shumica e pasagjerëve janë të padëmtuar dhe se janë duke vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa nuk dihen ende shkaqet.
“Në dijeninë time shumica e pasagjerëve janë jashtë dhe të padëmtuar, por ne ende po përpiqemi të sigurohemi për këtë ndaj jemi ende në vendngjarje duke hetuar”, tha zyrtare e policisë.