Egnatia nis sonte në “Air Albania” rrugëtimin historik në grupet e Conference League

Egnatia luan sonte në orën 18:45 në “Air Albania” të Tiranës, ku do të përballet me skuadrën daneze Midtjylland në nisje të rrugëtimit historik në grupet e Conference League.

Të lidhura

None found

Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede, me Albano Aleksin dhe shokët e tij, do të kërkojë të befasojë kundërshtarët dhe ta nisë mbarë aventurën europiane.

Përpara Egnatias, i vetmi klub shqiptar që kishte luajtur në fazën e grupeve të një kompeticioni europian ishte Skënderbeu i Korçës, në sezonin 2015–2016.


Shtuar më 15.10.2026 08:58