Mbajti konferencë për jetën e tij në ‘BBVK’, Fero: Big Brother, emision për katunarë

Fero, i njohur si reper por tashmë i tërhequr nga muzika, ishte i ftuar në “Shok Podcast”, ku ka folur për shumë gjëra nga jeta dhe karriera e tij. Një deklaratë e tij po bën xhiro në rrjet, pasi u shpreh se nuk e shikon ‘Big Brother’ si format, pasi i duket emision për katunarë

“Nuk përcjelli Big Brother, me të tregu drejt më duket shumë selaqki, emision për katunarë, katunarët i përcjellin, më fal nëse dikush mundet me u prek”, tha ai, duke rënë ndesh me veprimet e tij, pasi kujtojmë se ai mbajti konferencë brenda ‘BBVK’.

Ndërsa në lidhje me Gjestin, tha se nuk e njeh personalisht.

“Nuk e njoh personalisht, por me të tregu drejt krejt po flasin për atë djalë edhe mua më ka rënë me rastis, mendoj që është talent ai djalë, nuk më ka rënë kështu personalisht nuk e di se çfarë është puna e tij, asgjë”, u shpreh ai.


Shtuar 17.02.2025 17:36

Tags: ,