Zbardhen detaje të reja/ Kush është Erald Ismaili që bleu 650 milionë lekë rroba për Ajola Xoxën

Në vendimin e gjykatës për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, ka faqe që kanë të dhëna mjaft interesante. Vlerën më të madhe të blerjeve të Ajola Xoxës në shumën rreth 900 mijë euro, e ka bërë shtetasi Erald Ismaili.

Erald Ismaili, punon për Ajola Xoxën. Sipas deklarimeve të tij në SPAK dhe vendimit të Gjykatës ai drejton “Eris Consulting” dhe siç e thotë vetë klientët i sillte Ajola.

Ky merrte lekët dhe më pas paratë ia jepte sërish Ajolës.

Mjafton të shikojmë faqet 114 dhe 115 të vendimit të gjykatës dhe thuhet se dogana ka çuar në SPAK informacion për rreth 130 praktika për blerje mallrash personale.

 

Të gjitha këto praktika të bëra nga Erald Ismaili, i cili është një punonjës i Ajolës dhe ai është lidhja e fortë.

Pra, sipas të dhënave nga gjykata, rezulton se vlera e blerjeve nga Erald Ismaili, është rreth 650 milionë lekë.

Pjesën tjetër të blerjeve e ka bërë Valbona Xoxa me rreth 132 milionë lekë mallra, përfshi këtu dhe doganën, rreth 23 milionë lekë janë bërë blerje nga Ajola dhe rreth 30 milionë lekë janë bërë nga “Ava Studio” e nënës së Ajola Xoxës.

Pra, skema është e qartë.

Erald Ismaili lidhet me “Ava”-n, Ajola Xoxën dhe Valbona Xoxën.

Por po të shikosh vendimin e gjykatës në të gjitha blerjet e bëra nga Erald Ismaili ka adresë Sky Tower 12/3, pra, zyra e Ajolës e kontrolluar nga SPAK-u. Adresën e e-mailit [email protected] dhe numrin e saj të telefonit.

Përveç deklarimeve që ka bërë në SPAK, Erald Ismaili, ku thotë se ai nuk e di se si janë bërë këto blerje, e vërteta është një. Veshje në të njëjtën masë shumë qindra miliona lekë të padeklaruara, të konfirmuara nga dogana me dëshmitarë që thotë se ato veshje janë blerë për Ajolën, me adresën e zyrës së Ajolës, me e-mailin e Ajolës, fakti dhe prova është te prokurorët.

Tani ose prokurorët kanë gabuar me Erald Ismailin dhe ky i fundit duhet të tregojë ku i ka fshehur këto rroba dhe me çfarë fondesh i ka blerë, ku i ka gjetur paratë ose Ajola do të duhet të tregojë ku i ka çuar, si i ka fshehur këto kohë dhe pse përdorej adresa e saj, e-maili i saj, karta e kreditit të saj, veshje femrash, një djalë që blinte qindra miliona lekë veshje femrash me të njëjtën masë që ishin të Ajolës, që i vesh Ajola, që i ka publikuar Ajola në rrjetet sociale.

Janë 130 praktika doganore të sakta këto, të cilat mbajnë një adresë, Sky Tower 12/3 adresën e e-mailit [email protected].

Kjo është tashmë e provuar, por edhe në blerjet e bëra nga Valbona Xoxa dhe nga Erald Ismaili ka sërish të njëjtën adresë, Sky Tower 12/3, numri i telefonit të Ajolës dhe një adresë tjetër e-maili që duket të jetë “fake”.

Në çdo blerje për të cilën mund të pretendohet, jo i kemi faturat, jo po nuk i kemi, janë të vërteta a të pavërteta, prokurorët kanë praktikat doganore të vëna në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave që tregojnë blerje grash të bëra nga një djalë, që është lidhja dhe punonjës i Ajola Xoxës, që thekson se ka një kompani, por klientët ia jepte Ajola dhe paratë ia kthente Ajolës, që janë bërë blerje në adresën e Ajolës, me numrin e telefonit të Ajolës, me e-mailin e Ajolës dhe janë veshje grash të masës së Ajolës.

Ai vetë pretendon se nuk ka lidhje me këto blerje, por ato i ka bërë Ajola.

Tani çfarë kërkojnë më shumë fakte dhe prova sesa këto 130 praktika rreth 650 milionë lekë të provuara dhe pranuara nga dogana me adresë e-maili, me numër telefoni dhe me dëshmi, jo një por 4 prova të ndryshme që vërtetojnë se Erald Ismaili ka qenë punonjës i Ajola Xoxës dhe kjo e fundit përdorte emrin e tij për të blerë veshje qindra miliona lekë, përfshirë këtu dhe blerjet që ka bërë nëna e saj apo “Ava Studio” apo vetë Ajola, të cilat shkojnë në vlerën rreth 200 milionë lekë të tjerë.

Faktet janë aty, provat i ka nxjerrë vendimi i gjykatës, mjaftojnë të lexojnë në rreshta të vërtetën e madhe të qindra miliona lekëve që janë përdorur me emrin e Erald Ismailit për të blerë veshje për Ajola Xoxën./Oranews