Skijatorët e Kodrës së Diellit urojnë në mënyrë të veçantë pavarësinë, shpalosin flamurin gjigant të Kosovës në pistë

Kosova sot shënon 17 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Në mesin e shumë urimeve që ka pranuar Kosova për këtë ditë historike, një urim i veçantë ka ardhur nga disa skijatorë nga qendra e skijimit të Kodrën e Diellit në Tetovë.

Ata kanë shpalosur një flamur gjigant të Kosovës, derisa lëshoheshin në pistën e sikjimit.

I njëjti flamur u vendos edhe në teleferik.

“Gëzuar Pavarësinë 17 vite, gëzuar Kosovë”, ishte urimi që erdhi nga këta sikjatorë.


Shtuar 17.02.2025 12:21