Aktorja italiane përlotet në studio: Abortova në moshën 30-vjeçare, jam penduar

Eva Grimaldi ka ndarë për herë të parë, gjatë një interviste për “Verissimo”, një moment tejet të dhimbshëm në jetën e saj. Rreth të 30-tave, aktorja zgjodhi të mos e vazhdonte shtatzëninë: “Abortova, ishte e rëndësishme për mua të vazhdoja karrierën. Nuk ndihesha gati të bëja një fëmijë”.

Duke menduar sërish për atë zgjedhje, Grimaldi nuk e fsheh keqardhjen dhe hidhërimin që iu desh të bënte një zgjedhje kaq të vështirë. “Ndonjëherë gratë, ndoshta në fillim të karrierës së tyre, e gjejnë veten duke u detyruar të zgjedhin,” shpjegoi ajo. “Unë do të doja t’u thoja ” zgjidhni jetën”.

Aktorja ka treguar gjithashtu se këtë vendim e ka marrë pa përfshirë babain e fëmijës, një koleg me të cilin ka pasur një lidhje të shkurtër. “Nuk doja të përfitoja nga emri i tij”, tha ajo, duke theksuar se ishte një zgjedhje që e bëri vetë.

Vite më vonë, gjatë martesës me Fabrizio Ambroso, me të cilin ishte e martuar nga viti 2006 deri në 2010, Grimaldi ndjeu dëshirën për t’u bërë nënë, e cila megjithatë mbeti vetëm e tillë:

“Kur përpiqesha të bëja një fëmijë, gjithmonë mendoja ‘më është dhënë mundësia një herë, por jo herën e dytë’”.


Shtuar 17.02.2025 11:11