Berisha thirret nesër në SPAK/ PD organizpn protestë para Prokurorisë së Posaçme

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha do të paraqitet nesër (e hënë) në SPAK për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të dhënë ndaj tij nga Apeli i GJKKO-së.

PD me anë të një mesazhi të shpërndarë në strukturat e partisë ka kërkuar mobilizim për Berishën. Vihet në dukje se ngjarja do jetë mobilizim. Kryetari i PD-së Sali Berisha do të duhet të paraqitet në SPAK dy herë në muaj, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

“Te dashur miq. Nesër ditën e hënë ne ora 9:30 serish Kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha do jete ne dyert e SKAP. Ju lutem te mobilizojmë strukturat e degëve për te qene te gjithë aty. Ne orën 9:30 përpara selisë SKAP-it. Faleminderit”, thuhet në mesazhin e Partisë Demokratike.


Shtuar 16.02.2025 20:07

Tags: ,