Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.
Burimet për mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Mabe, ku dy automjete janë përplasur fortë.
Sipas informacioneve të para, për pasojë ka mbetur e plagosur rëndë një vajzë, e cila është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit dhe nuk dihet ende gjendja e saj.
Sakaq, shkaqet e aksidentit nuk dihen, por policia është duke punuar për zbulimin e plotë të rrethanave.