VIDEO/ Pas “luftës” vjen dashuria! Gjesti kërkon të flejë me Eglin, ajo i shkon menjëherë në krevat: Nuk mundem më!

Mesa duket një tjetër dramë mori fund në shtëpië e “Big Brother VIP Albania 4”. Ditët e fundit situata mes Eglit dhe Gjestit ka qenë mjaft të tensionuara pas dyshimeve të Eglit se Gjesti e ka përdorur atë për tu hakmarrë nga Xheneta.

Gjesti e ka injoruar gjatë gjitë kohës dhe kjo ka qenë arsyeja që ka çuar Eglin të shpërthejë në lot dhe të kërkojë me ngulm të flasë me Gjestin.  Mbrëmjen e djeshme ka patur një bisedë sqaruese mes dyshes, që duket se ka sjellë pajtim mes çiftit.

Teksa banorët kanë rënë për të fjetur, Gjesti i ka kërkuar Eglit që të flejë me të. Ajo ka shkruar menjëherë tëk krevati i tij ndërsa shihet tepër qartë lumturia që shpreh në fytyrë pas rregullimit të raporteve me Gjestin.

Në atë moment dëgjohet Valbona teksa i thotë: “Kaq e patët?”.

Gjesti i është përgjigjur: “Kaq ishte. Nuk mundëm më.”

 


Shtuar 15.02.2025 10:15

Tags: ,