Aksident në Don Bosko, dy makina përplasen me njëra-tjetrën (FOTO)

Mbrëmjen e sotme, një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën Don Bosko të Tiranës.

Sipas informacioneve, në aksident janë përfshirë dy makina, ndërsa dyshohet se më pas ato janë përplasur dhe me një pemë.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit apo nëse ka të lënduar nga përplasja.

 

 


Shtuar 14.02.2025 20:05