Në rubrikën “Sy m’Sy”, kryeministri Edi Rama, tha se është këtu për të bërë historinë. Duke iu përgjigjur qytetarëve virtualisht, Rama tha se qëllimi është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Duke sulmuar opozitën, tha se këtë nuk mund ta bëjë as bufi i kënetës (Sali Berisha) dhe as partitë e reja.
Rama: Shpeshherë më vjen shpirti në majë të hundës, kur më thonë që është koha të vijnë të rinjtë. E para punës të rinjve, në asnjë moment të rinjve nuk i ka shtruar kush qilimin në historinë e botës, le të luftojmë. Unë jam këtu për ta parë flamurin në BE, jo të vihet emri Albania në tryezë kur shkojmë dhe e heqim kur ikim ne. jo, duhet të jetë gjithmonë atje. Ju ketë duhet të mendoni, kush ju çon atje? Bufi i kënetës, apo ata mangallët që vijnë aty poshtë. Ça kujtoni ju se atje është kënaqësi plazhi, jo është mohim i kohës me familjes, pse skam unë gjëra për të bërë. Ky është mision dhe unë këtu jam për historinë, prandaj i mbaj gjithë këto baltëra. E kam thënë unë këtë dhe kur kam qenë i ri, atë punën e birit të K-së.
Tani ça janë standardet? Përpara dy vjetësh na kanë ardhur këtu me dosje për këto standarde. SPAK ka mbështetjen time për të luftuar korrupsionin, jo për të mbajtur peng kryebashkiakun e Tropojës se ka prerë pyllin, apo kryetari i bashkisë së Fushë Arrëzit që preu pyllin për të bërë rrugë.