Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Mevlan Shaba, pranoi se i ka dërguar mesazh në ‘Big Love’ Livia Brungës.
Ndonëse nuk dihej qartë, ai tha se e ka bërë për të përkrahur atë në këtë moment të lojës.
Banorja ndërkohë u prek tha filloi të qante me të marrë këtë sinjal nga ish-partneri.
Në një intervistë për Top Albania Radio, Mevlani tha se banorët brenda nuk dihet t’ia përmendin këtë gjë.
“Dëgjo, do t’ia nis pak te pjesa që the që sigurisht që Livia do ta përmendte. Unë mendoj ishte më mirë që kjo histori të mos përmendej fare brenda. Duke qenë se të gjithë banorët shohin lajme jashtë, të shoubizit rreth e përqark dhe sigurisht që do t’ia përdornin këtë gjë Livias”, u shpreh ai.
Mevlani ndër të tjerash gjatë diskutimit shtoi: “Është një mesazh suportues”.