Zbardhen detaje nga seanca me dyer të mbyllura, për vlerësimin e masave të sigurisë ndaj Erion Veliajt.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i drejtohet Olsi Dados:
“Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua. Më je paraqitur dy herë për leje ndërtimi, ke marrë leje ndërtimi nga ana ime. Pasi ke mbetur i pakënaqur më ke thënë “do ta mbash mend”. Ke dy rrugë, ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu”.
Gjatë momentit që Veliaj ka mbajtur fjalën, gjyqtari i Erjon Bani, i ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakut për tonin e zërit dhe ruajtjen e solemnitetit para gjykatës./Oranews