“Qëllimi im është vetëm Barcelona”, ylli i katalanasve i mbyll derën Arabisë Saudite

Në planet e klubeve të kampionatit të Arabisë Saudite nuk është vetëm Vinicus Junior. Së fundmi, sauditët kanë shprehur interes dhe për Raphinhan, sulmuesin e Barcelonës.

Megjithatë, ylli katalanas e ka refuzuar kategorikisht ofertën e lindjes së mesme. Në një intervistë për “France Football”, Raphinha është shprehur se do të qëndrojë gjithmonë te Barcelona.

“Qëllimi im ka qenë gjithmonë të qëndroj në Barcelonë. Ndjeva besimin e të gjithëve në këtë klub, e dija vlerën time dhe çfarë mund t’i jepja Barcelonës çdo ditë.”, u shpreh Raphinha.


Shtuar 10.02.2025 22:23