FOTO/ Pasi Jozi e ofendoi Gjestin, Daut Haradinaj i del në mbrojtje

Jozef Marku u përjashtua sot nga edicioni i katërt i Big Brother VIP Albania.

Kjo pasi ai e ofendoi rëndë Gjestin, duke e quajtur pas spektaklit ‘kopil shkine’.

E për këtë pati reagime të shumta edhe jashtë shtëpisë, ku shumë nga personazhet publike i dolën në përkrahje Gjestit.

I fundit që doli në përkrahje të banorit kosovar ishte kandadati për deputet nga AAK-ja, Daut Haradinaj që bëri një postim për të në Instagram.

“Bir shqiptari”, Haradinaj e quajti Gjestin.


Shtuar 5.02.2025 22:45