Vidhte monopatina dhe i shiste, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Një 27-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës , pasi dyshohet se shiste monopatina e biçikleta elektrike të dyshuara të vjedhura.

Sipas policisë, gjatë operacionit është ushtruar kontroll në dyqanin në pronësi të shtetasit N. X., ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 74 monopatina, 3 patina elektrike dhe 3 biçikleta elektrike, të dyshuara të vjedhura.

27-vjeçari, banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e autorit/ëve të vjedhjes së monopatinave dhe biçikletave elektrike dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.


Shtuar 5.02.2025 17:57