Pas përfundimit të spektaklit, tensionet mes banorëve të “Big Brother VIP Albania 4”, vazhduan të rriten. Gjatë darkës, Jozi ka eskaluar një konflikt me Gjestin, duke e quajtur atë “kopil shkine” dhe duke e kritikuar për moskërkimin e faljes pas incidentit gjatë dasmës së Gjestit dhe Loredanës.
“Veç një kopil shkine nuk kërkon falje në një dasmë”, tha Jozi, duke i drejtuar fjalët e tij Gjestit. Ai vazhdoi më tej, duke i thënë: “Nëse ti deri nesër në darkë nuk kërkon falje, tregon vetëm që je një kopil shkine, vetëm një që nuk ka gjak shqiptari nuk kërkon falje”.
Jozi, i nervozuar, nuk e kursye sharjen dhe bëri një referencë edhe te kënga “Boll o kopil shkine na ke vra mas shpine”. Këto fjalë shkaktuan një reagim të fortë nga Gjesti, i cili, i prekur nga akuza, ia ktheu Jozit: “Unë jam kopil shkine, a? Unë jam kopil shkine që nuk kam kërkuar falje. Marre të qoftë”.
Kjo përplasje ishte e fortë dhe e papritur, sidomos për një person si Jozi, i cili, pavarësisht raporteve të tensionuara me Gjestin, nuk pritej të përdorte fjalë kaq të rënda.
Tensionet mes tyre duket se do të vazhdojnë të ndikojnë në atmosferën e shtëpisë, ndërkohë që banorët e Big Brother do të vazhdojnë të përballen me sfida të tjera.