Në orët e para të mëngjesit, një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një automjet në qytetin e Shkodrës.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Rus’ të këtij qyteti.
Nga raportimet e para, mësohet se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.