Ylli amerikan, Lady Gaga, ka zbuluar disa detaje interesante në një intervistë të re.
Ajo tha për revistën Elle se po mendon seriozisht të krijojë një familje me të fejuarin e saj, biznesmenin Michael Polansky.
“Familja – është si rrënjët e një peme. Rritet shumë, ndonjëherë shpërfytyrohet, herë mbushet me ujë dhe herë ka etje. Familja ju bën ajo që jeni dhe përcakton nevojën tuaj për ndryshim”, theksoi Gaga.
E pyetur nëse ka në plan të ketë fëmijë, këngëtarja është përgjigjur shkurt dhe qartë: “Jam gati”.
“Unë do të doja që fëmijët e mi të kuptojnë se varet nga ata se çfarë do të thotë arti im për ta. Unë kurrë nuk do të doja të formoja mendimin e tyre ose t’u tregoja atyre se si të mendojnë për mua. Kjo është diçka për të cilën Michael dhe unë folëm shumë – duke lejuar fëmijët tanë të jenë të vetët”, përfundoi Gaga.
Kujtojmë se Lady Gaga dhe Polansky e nisën lidhjen e tyre pak para fillimit të pandemisë së coronavirusit. Ata e mbajtën të fshehtë lidhjen dhe fejesën e tyre deri në Festivalin e Filmit në Venecia. Aty kaluan në tapetin e kuq të kapur për dore dhe Lady Gaga tregoi unazën e saj të fejesës me diamant.
Këngëtarja një herë zbuloi se Polansky i propozoi asaj në prill. Prej disa kohësh flitej për fejesën e tyre. Kur Lady Gaga takoi kryeministrin francez Gabriel Attala, ajo e quajti atë të fejuarin e saj dhe më vonë u fotografua me unazën e fejesës në disa raste.