Moti i keq në Vlorë/ Bashkia tregon zonat ku mund të ketë përmbytje

Këtë të mërkurë, qyteti i Vlorës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të lartë, për këtë, bashkia e qytetit u ka bërë thirrje banorëve që të tregohen vigjilentë, për çdo situatë dhe të respektoni thirrjet dhe këshillat e autoriteteve.

Banorët njoftohen të mos parkojnë automjetet në zonat me risk të lartë si: “Albano&Romina”, Biblioteka Publike, Pranë Kishës Orthodhokse, në “Skelë” te dykalimshi, Shkolla “Halim Xhelo”.

I gjithë vendi është përfshirë nga reshjet, ndërsa do të ketë edhe rënie të ndjeshme të temperaturave.


Shtuar 29.01.2025 10:29