Neymar prish kontratën me Al Hilalin, rikthimi te Santosi çështje ditësh

Lajmi kishte ditë që qarkullonte, tashmë ka mbërritur njoftimi zyrtar: Neymar jr. largohet nga Al Hilal.

Sulmuesi brazilian, i lindur në vitin 1992, ka ndërprerë me konsensus kontratën që e lidhte me klubin saudit deri më 30 qershor 2025 dhe tani është i lirë të gjejë një ekip të ri, i cili me sa duket do të jetë ai në të cilin është rritur, pra Santos.

Neymar nuk ka luajtur që nga 4 nëntori 2024, madje ka luajtur vetëm shtatë ndeshje për Al Hilal, duke regjistruar vetëm një gol dhe tre asistime.

Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i kombëtares braziliane, ai kishte pësuar një dëmtim shumë të rëndë në gju më 17 tetor 2023 me Seleçao dhe u kthye në fushë vetëm më 21 tetor 2024.

Pas problemit të ri fizik, Al Hilal e informoi atë se do të qëndronte ende jashtë listës për kampionatin.


Shtuar 28.01.2025 16:14

Tags: ,