Protestat e studentëve “trondisin” Serbinë, kryeministri Millosh Vuçeviç pritet të japët sot dorëheqjen

Këtë të martë, kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, pritet të japë dorëheqjen shkruajnë mediat në Beograd. Ai pritet të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme në orën 11:00.

Një ditë më parë, presidenti Aleksandër Vuçiç, tha se kërkesat e studentëve janë plotësuar dhe se po rishikon mundësinë për riofrmatim të qeverisë.

“Pyetja është nëse të gjitha këto që kemi përmbushur do të jenë mjaftueshëm që dikush të thotë se ‘të gjitha kërkesat janë përmbushur’. Nuk jam i sigurt, por shpresoj të jetë ashtu. Por, jam i sigurt që kjo do të nisë një dialog në shoqëri, dhe që dikush prej rektorëve dhe dekanëve, dhe të gjithë të tjerët të nisin të flasin, të niset dialogu dhe kështu të nisë shërimi i shoqërisë sonë”, ka thënë Vuçiç.

Millosh Vuçeviç ftoi dje të gjithë dekanët, rektorët, profesorët e Universitetit dhe përfaqësuesit e studentëve në një takim, për të diskutuar të gjitha temat e rëndësishme për gjithë komunitetin dhe për veten e tyre


Shtuar 28.01.2025 11:31