I mituri tregon ngacmimin seksual nga 45-vjeçari! Nëna e tij: Djali u mashtrua!

Nëna e 15-vjeçarit nga fshati Poloskë i Devollit i cili dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga një 45-vjeçar ka dhënë detaje mbi ngjarjen. Në një intervistë për Euronews, nëna e të miturit pohoi se ishte i biri i cili i tha se 45-vjeçari i kishte ofruar para dhe e kishte mashtruar që ta merrte nga një lokal në qendër të fshatit në një zonë të veçuar mes pemëve të qershisë. Nëna tha se autori tentoi të kryente marrrëdhënie me të birin, por ky i fundit e kishte shtyrë dhe kishte mundur të largohej.

“Unë punoj në rrobaqepsi ka 17 vjet dhe kur kam ardhur nga puna në orën 7, shoh djalin të shoqëruar me një shokun e tij. E pyes ku ishe, por ky po rrinte i trembur dhe nuk fliste, ndërkohë ai djali tjetër i thoshte “fol tregoji nënës ku të kishte çuar ai burri”. Edhe djali tha “do të të tregoj më vonë se tani jam i trembur”. Djali më tha që te dyqani i fshatit, i kishte trokitur në xham dhe i kishte thënë hajde se do të të japë lekë. Ky i kishte thënë nuk dua lekë, sepse lekë më jep mami. E kishte gënjyer djalin dhe e kishte çuar poshtë varrezave mes disa qershive dhe kishte kryer veprime me djalin e mitur. I kishte bërë pyetje për marrëdhënie seksuale. E kishte prekur dhe djali nuk e kishte lënë dhe e kishte shtyrë. Kur e shtyu djalit i ra telefoni dhe e mori një shok, aty u largua me vrap”, tha nëna.

Ndërkohë i mituri ka konfirmuar gjithashtu në një prononcim për Euronews, se 45-vjeçari, ka shfrytëzuar momentin që 15-vjeçari ka qenë vetëm pa praninë e një të rrituri dhe është munduar ta gënjejë me pretekstin se do i tregonte diçka dhe do i jepte para.

“E njoh që para 3 ditësh. Më thoshte hajde me mua se do të jap lekë dhe iu përgjigja se s’kam nevojë për lekë sepse më jep mami. Pastaj më çoi në një vend dhe filloi të më prekte, tentoi të më hiqte tutat por un se lashë. E shpova me një mjet që kisha dhe ika me vrap. Pastaj mamit ia tregova kur ika nga ai vend, teksa ikja për shpi, ishte diku ora tetë.

Ai më thërriste vazhdimisht, por duke qenë se isha me të mëdhenj nuk më linin, ata më mbanin. Atë ditë që s’kishtë më të mëdhenj, më mori më zor në këmbë sepse nuk kishte makinë. I thoja vazhdimisht më lësho se nuk kam çfarë të bëj atje dhë më thoshte hajde se do të tregoj diçka. Vajta me të sepse s’kisha çfarë të bëja. Më thoshte të ulesha dhe aty filloi të më prekte”, ka rrëfyer i mituri 15-vjeç.


Shtuar 27.01.2025 17:16