Banori i “Big Brother VIP Albania”, Jozi, gjatë një bisede me Valbonën, ka shprehur një mendim aspak të mirë për reperin Stresi.
Teksa Valbona e përshkroi atë si “një djalë shumë i mirë”, Jozi ndërhyri duke thënë: “Është çun i keq. S’ka djalë më të keq”.
Deklarata e tij nuk i ka shpëtuar Stresit, i cili reagoi menjëherë në rrjetet sociale.
Në një video të shpërndarë nga shtëpia e “BBV”, reperi shkruan: “O lask*r mashkull. O arruguntagu. Sa ke me u rraf ti o zot!”.
A do të ketë një “sqarim” mes Jozit dhe Stresit pas përfundimit të spektaklit? Kjo mbetet për t’u parë!