Ditën e sotme, shtetasit ShIzmir Sakica dhe Samurel Troshani, të dyshuar për përfshirjen e tyre në atentatin me katër viktima, që ndodhi më 30 tetor 2024 në rrugën ‘Shkodër-Koplik’ në zonën e Dobraçit, janë vetëdorëzuar në polici.
Hamza Lici dhe Arlind Bushati, po udhëtonin me një automjet Mercedes Benz C-Class me targa franceze, kur janë qëlluar me breshëri automatiku nga një makinë.
Lici i cili ndodhej në kahun e shoferit, duket që ka humbur kontrollin dhe ka përplasur për vdekje Flutura Bashën, 56-vjeçe dhe bashkëshortin e saj Bashkim Basha, të cilët udhëtonin me motor.
Në makinën e viktimave, policia gjeti tre pistoleta, njëra e Bushatit, gëzhoja të së cilës u gjetën brenda, tjetra e Licit, pranë këmbëve dhe një e tretë në kroskot që dyshohet se i përket personit që u arratis.
Ndërsa në makinën e djegur të autorëve u gjetën 2 automatikë, të njëjtët që u përdorën në atentat.