Tragjedia me 76 viktima/ Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të thellë me Turqinë

Përmes një reagimi në rrjetin social “X” në lidhje me tragjedinë në Bolu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, ka shprehur solidaritetin e thellë me Turqinë.

MEPJ i ka përcjellë ngushëllime familjeve të viktimave dhe i ka uruar shërim të shpejtë të lënduarëve.

76 persona humbën jetën dhe 51 të tjerë mbetën të lënduar pas zjarrit që përfshiu resortin e skive në Turqinë veriperëndimore të martën.

“Zemërthyer nga lajmi i zjarrit tragjik në resortin e skive të Kartalkaya në Turqi, ku janë humbur shumë jetë njerëzish!”

Në këtë moment të vështirë, Shqipëria dhe populli i saj janë në solidaritet me Turqinë, dhe përcjellim ngushëllimet më të sinqerta ndaj familjeve të viktimave, ndërsa urojmë rekuperim të shpejtë për personat e dëmtuar!”, thuhet në mesazhin e MEPJ.