Pengjet izraelitë sapo u janë dorëzuar punonjësve të Kryqit të Kuq nga Hamasi në Gaza.
Dorëzimi i tyre është konfirmuar edhe nga forcat izraelite, sipas BBC.
Kryqi i Kuq ka pranuar gjithashtu se tre pengjet u janë dorëzuar atyre, dhe janë rrugës për t’iu dorëzuar Forcave të Mbrojtjes së Izraelit.
Mbulimi i drejtpërdrejtë televiziv nga Gaza tregon një skenë kaotike ndërsa turmat rrethojnë ato që duket të jenë automjetet që transportojnë tre pengjet izraelitë në pikën e dorëzimit me Kryqin e Kuq.
Automjetet e bardha u rrethuan nga luftëtarët e Hamasit, të cilët “luftuan” me turmën për të mos u grumbulluar rreth automjetit.
Në një moment, dera e njërit prej fugonëve u hap për të zbuluar atë që dukej se ishin tre gra, të cilat më pas u nxorën nga furgoni.
Sipas planit për lirimin e tre pengjeve – Romi Gonen, 24 vjeç, Doron Steinbrecher, 31 vjeç dhe Emily Damari, 28, shtetase britanike janë tre pengjet që u dorëzuan nga Hamasi.
Në pamjet e transmetuara nga turmat izraelite pas ndarjes së lajmit për lirimin e pengjeve, u vunë re ovacione dhe përqafime si pasojë e lajmit të gëzueshëm.
“Tre të kthyerit tani po shoqërohen nga një njësi elitare IDF dhe forca sigurie Shin Bet në rrugën e tyre për në Izrael, ku do t’i nënshtrohen një vlerësimi fillestar mjekësor. Komandantët dhe ushtarët e IDF përshëndesin dhe përqafojnë të kthyerit në rrugën e tyre për në Izrael”, thuhet në një dkelaratë të forcave izraelite.
View this post on Instagram