Çfarë ndodhi? Rozana Radi ne gjendje jo të mirë shëndetësore, largohet nga prime

Gjatë mbrëmjes së sotme, këngëtarja dhe banorja e Big Brother VIP Albania, Rozana Radi, ka pasur një problem shëndetësor gjatë transmetimit live.

Pas debateve të forta të zhvilluara, këngëtarja nuk është ndjerë mirë dhe është dërguar në dhomën e rrëfimit për të marrë kujdesin e nevojshëm nga produksioni. Moderatori i spektaklit, Ledion Liço ka siguruar publikun se nuk bëhet fjalë për asgjë serioze, por për luhatje tensioni. Aktualisht, Rozana po trajtohet dhe ndodhet nën kujdesin e stafit mjekësor.


Shtuar 18.01.2025 23:54

Tags: