Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka deklaruar se zhvlerësimi i qëllimshëm i monedhës evropiane, po rrënon eksportet në Shqipëri.
Sipas saj, eksportet për kategorinë tekstile dhe këpucë kanë rënë me 20%. Kjo do të thotë mbyllje e dhjetëra bizneseve fason dhe humbje e vendeve të punës për mijëra familjarë.
REAGIMI I ERISA XHIXHOS:
Zhvlerësimi i qëllimshëm i euros po rrënon eksportet.
Sipas të dhënave të INSTAT, eksportet ranë me 15.4% në 2024-n, duke shënuar të dytin vit radhazi me ecuri negative.
Në mënyrë të veçantë, eksportet për kategorinë tekstile dhe këpucë kanë rënë me 20%. Kjo do të thotë mbyllje e dhjetëra bizneseve fason dhe humbje e vendeve të punës për mijëra familjarë.
Përgjatë vitit 2024 janë mbi 10 mijë vende pune të shkurtuara dhe rreth 50 biznese që kanë mbyllur aktivitetin.
Kriza në të cilën e ka zhytur zhvlerësimi i euros këtë sektor që punëson me mijëra qytetarë nuk është gjë e re. Fasonët kanë kërkuar mbështetje, por qeveria është tallur me mijëra sipërmarrës të ndershëm dhe punonjës që nuk kanë me çfarë të mbajnë sot familjet.
????Indeksi i punësimit në industrinë e fabrikave të tekstilit ka rënë më 20.8%
????Indeksi i pagave ka rënë me 21%
????Eksportet e veshjeve dhe këpucëve kanë rënë me 16.5%
Ajo që është rritur është vetëm fluksi i parasë së pisët që financon betonizimin e vendit. Qeveria është përfituesja direkte e shndërrimit të Shqipërisë në lavatriçe të parasë së pisët. Kjo qeveri që nuk e ka pasur kurrë prioritet as rritjen e ekonomisë dhe as qytetarin e thjeshtë.