Anulohet televotimi/ E gjithë shtëpia në nominim, kush do të largohet të shtunën?

Në mbrëmjen e djeshme, Zarfi i Zi i hapur në shtëpinë e “Big Brother” vendosi që tre banorë – G Bani, Jozi dhe Amber – të shkonin në televotim për sjellje denigruese.

Megjithatë, Amber ka vendosur të tërhiqet nga gara, duke lënë të dy banorët e tjerë në një situatë të tensionuar.

Për t’i dhënë një kthesë të re ngjarjeve, Vëllai i Madh ka shpallur një vendim befasues: televotimi hapet për të gjithë banorët e shtëpisë, dhe ai që do të ketë më pak vota do të largohet të shtunën.

Se si do të vazhdojë rrjedha e ngjarjeve në shtëpi kjo mbetet për t’u parë!


Shtuar 15.01.2025 11:12