Pas orës 20:00 si rezultat i fillimit të rënies me intensitet të dendur të reshjeve të dëborës e cila ka krijuar një shtresë disa cm në segmentin e rrugës Krrabë e Tiranës-Tyneli i Krrabës-Dopa ka vështirësi të qarkullimit të automjeteve.
Po ashtu raportohet se dëbora ka bllokuar një hyrje në tunelin e Krrabës.
Qarkullimi në këtë aks të rrugës kombëtare që lidh Elbasanin me Tiranën gjatë orëve të fundit është mjaft i madh pasi janë disa qindra e mijëra automjete të familjeve kryeqytetase që vijnë pasi kanë kaluar fundjavën në Juglindje të Shqipërisë.
Qarkullimi i dendur dhe moti i keq i shoqëruar me vështirësi në qarkullim për shkak se trashësia e dëborës shkon 3-5 cm për momentin ka krijuar radhë të gjata.
Policia ka marrë masat për normalizimin e qarkullimit dhe ka kërkuar nga përdoruesit e këtij aksi të tregojnë kujdes në qarkullim
dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit sepse moti i përkeqësuar dhe reshjet e dendura të dëborës e kanë vështirësuar qarkullimin.