Probleme me energjinë elektrike në disa zona rurale në qarkun Kukës

Në qarkun e Kukësit situata meteorologjike është raportuar e qetë dhe pa reshje dëbore deri në orën 15:00, ndërsa autoritetet kanë punuar për të siguruar qarkullimin dhe furnizimet bazë për banorët e zonës. Mësohet se në bashkinë Kukës, rrugët janë të kalueshme nga ato nacionale deri në qendrat e njësive administrative, me përjashtim të njësive Arrën dhe Zapod. Në bashkitë Tropojë dhe Has, të gjitha rrugët janë plotësisht të qarkullueshme.

Gjithashtu mësohet se qarku Kukës furnizohet me energji elektrike përveç disa njësive administrative dhe fshatrave të përmendur:

Bashkia Kukës: Njësitë Arrën, Ujmisht, Bicaj dhe fshatrat Kolesian, Turaj, Shishtavec, Qam, Malzi.

Bashkia Has: Njësitë Gjinaj dhe Fajza, si dhe fshatrat Kishaj, Pogaj, Myç-Has, Tobël dhe Metaliaj.


Shtuar 12.01.2025 18:13

Tags: ,