Debat i ashpër mes dy banoreve në BBVIP: Je një nepërkë, fol si zemërmirë që të mos nominohesh

Dy banoret e Big Brother Vip 4, Valbona Mhilli dhe Egli Tako janë përfshirë në një debat të ashpër ditën e sotme, lidhur me lojën.

Valbona e cilëson Eglin një nepërkë, duke i thënë se shtiret si zemërmirë për të mos u nominuar nga banorët.

Por Egli e ka kundërshtuar duke i thënë se është një mashtruese dhe që sipas kjo u dëshmua gjatë primet, në lidhje me lojën që po bën me dy banorët e tjerë, Laert Vasilin dhe G-Banin.

Pjesë nga debati:

Valbona: Ti je një nepërkë dhe do dalësh shumë shpejt

Egli: Nepërkë je ti se e mori vesh e gjithë Shqipëria

Valbona: Unë është hera e katërt që jam në nominim, nepërkë

Egli: Unë kam ardhur këtu dhe kam folur me sinqeritetin më të madh, ti je mashtruese

Valbona: Jam mashtruese unë?

Egli: Je, je. Nga ky moment ke mur, me mua nuk ke më asnjë komunikim

Valbona: Çfarë muri moj, je thjeshtë një nepërkë

Egli: Unë jam nepërkë? Kthehu njëherë në pasqyrë shihe veten

Valbona: Hajde me fshi qyrret. Dil njëherë në nominim o nepërkë e vogël. Mos fol duke u bërë zemërmirë që mos të të nominojnë


Shtuar 12.01.2025 17:10

Tags: , ,