“Aman për atë Zot…”/ Xumi vijon të shprehë pëlqimin, Egli e bezdisur: Unë di se kam folur me një burrë 31-vjeçar…

Xumi vijon të shpreh pëlqimin për Eglin, pavarësisht se banorja ja ka bërë të qartë se nuk do të ketë asgjë të bëjë me të.

E irrituar pasi duket se fjalët e saj kanë rënë në vesh të shurdhër, Egli ka vijuar të përsërisë veten duke theksuar se nuk ndihet komfort nga sjellja e Xumit. Sipas Eglit, ato ç’ka thotë Xumi janë të papërshtatshme për t’u dëgjuar.

Xumi: Jam pak më mirë, në momentin kur më vinte G-Bani për të më parë si isha, thosha me vete ishalla shërohem nesër, kur më vinte Egli isha qenka mirë të rri nja një javë kështu.

Egli: Aman o Xumi të lutem, për atë Zot.

G-Bani: Sjellja e Xumit ndaj Eglit është sjellja më shembullore që mund të ketë një mashkull ndaj femrës së pëlqen.

Egli: Po mor G-Ban, por jo kur femra nuk ndihet komfort nga sjellja e tij.

G-Bani: Edhe ai ka mbajtur distancën e duhur…

Egli: Po unë kam kërkuar mirëkuptim dhe di se kam folur me një burrë 31-vjeçar, si mund ta quash shembull kur unë vijoj të ndjehem e bezdisur nga kjo gjë dhe ai vijon? Pavarësisht se indicia është e mirë dhe unë e respektoj këtë…

Xumi: Unë në asnjë moment nuk jam treguar i bezdisur dhe më vjen keq për këtë lloj gjëje…

Egli: Fjalët që thua Xumi janë të papërshtatshme për t’u dëgjuar.

Ledioni: O Egli, po ti mendon se zemra komandohet?

Egli: Jo, absolutisht. Unë e kam bërë këtë bisedë me Xumin dhe madje e kam bërë këtë bisedë me Xumin. Kemi qenë jashtë dhe i kam thënë ndihem keq për ty dhe për veten që ndodhem në këtë situatë. Jam empatike sepse mund të më ketë ndodhur edhe mua të kem pasur një pëlqim për dikë dhe të mos të ma ketë kthyer, por nëse ai vazhdon me këto batuta dhe ujisë këtë lule që ka mbjellë, do të bëhet pemë dhe do të dalë nga koka…

Ledioni: Po si ta kontrollojë ai kur të sheh gjithë kohën në shtëpi dhe ka një pëlqim për ty?


Shtuar 12.01.2025 10:41

Tags: ,