Kryepeshkopi Anasatas Janullatos, vijon të mbetet në reanimacion pas ndërhyrjes së djeshme. Ai ndodhet në intubim, ndërsa po monitorohet gjatë të gjithë kohës nga mjekët, të cilët po vlerësojnë reagimin e tij pas operacionit të cilit iu nënshtrua. .
Në një reagim të bërë pasditen e djeshme, spitali “Evangelismos” i Athinës, deklaroi se 48 orët pas operacionit janë shumë të rëndësishme.
“Fortlumturia e tij Kryepeshkopi i Shqipërisë Z. Anastasios iu nënshtrua një operacioni urgjent për të trajtuar një episod hemorragjik dhe u transferua sërish i intubuar në ICU. 48 orët e ardhshme konsiderohen kritike”, thuhet në njoftimin e spitalit “Evangelismos”.