Zgjedhjet 2025/ Nis sot regjistrimi për votën e diasporës, hapat që duhet të ndiqni

Për herë të parë, në zgjedhjet e 11 majit, shqiptarët të cilët jetojnë jashtë vendit do të ketë mundësi që të shprehin vullnetin e tyre politik, pa qenë nevoja të vijnë në Shqipëri për të votuar.

Sot është hapi i parë i procesit, me nisje e regjistrimit përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), proces i vili zgjati deri në 4 mars.

Regjistrimi:

Emigranti që kërkon të regjistrohet, fillimisht duhet të hapë një llogari në platformën (PER).

Emigranti, gjatë paraqitjes së kërkesës së tij për regjistrim në listën e zgjedhësve jashtë vendit sipas rregullave të miratuara nga Komisioni Rregullator, zgjedhësi ngarkon në platformën elektronike të regjistrimit të paktën një nga dokumentet e listuara që vërteton qëndrimin e tij jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë:

Certifikatë pronësie ose dokument ekuivalent në shtetin e rezidencës, që provon pronësinë e banesës;

Dokument që provon rezidencën në shtetin e huaj i lëshuar nga autoritetet përkatëse;

Kontratë qiraje ose huapërdorje të banesës;

Dokumente bankare (kontratë kredie/vërtetim bankar etj.) që përmban adresën e banimit;

Kontratë furnizimi ose faturë të furnizimit me ujë në banesë;

Kontratë furnizimi ose faturë të energjisë gaz ose elektrike në banesë;

Kontratë ose faturë të abonimit të shërbimit digjital të transmetimeve audiovizive;

Kontratë ose faturë të shërbimit të internetit të telefonisë fikse në banesë;

Dokument i lëshuar nga organi kompetent i shtetit ku ka vendbanimin i cili vërteton qëndrimin e zgjedhësve në një institucion shëndetësor, kamp emigracioni apo tjetër të ngjashëm;

Dokument pronësie ose ekuivalent i lëshuar në shtetin e rezidencës që provon pronësinë e banesës;

Leje drejtimi automjeti (patentë) në rastet kur shënohet adresa e banimit;

Ose çdo dokument tjetër të lëshuar në shtetin e huaj që provon qëndrimin e shtetasit shqiptar në adresën e deklaruar jashtë vendit.

Numri i shtetasve shqiptarë të regjistruar në të njëjtën adresë që aplikojnë në platformën elektronike të regjistrimit, nuk mund të jetë më shumë se 6 persona.  Përjashtim nga ky rregull do të bëhet vetëm për arsye të përligjura dhe pas paraqitjes së dokumentacionit ligjor (PER), do të lejojë regjistrimin e më shumë shtetasve shqiptarë.

Pas regjistrimit, KQZ i kthen përgjigje emigrantit nëse kërkesa e tij është miratuar ose jo. Nëse KQZ nuk miraton regjistrimin, sqaron emigrantit për dokumentet që duhet të plotësojë me qëllim që të miratohet kërkesa.

Procesi i regjistrimit quhet i suksesshëm kur zgjedhësi paraqet të dhëna të plota dhe kërkesa miratohet.

Kujtojmë se për mbulimin e plotë të kostos së votës është e nevojshme të kryhen ndryshime ligjore, për të cilat duhet edhe konsensusi i opozitës.


Shtuar 11.01.2025 08:32