Kina nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.5, goditi provincën kineze të Qinghai të mërkurën. Epiqendra e tërmetit u regjistrua pranë burimit të lumit të Verdhë, rruga kryesore ujore që i shërben Kinës Veriore.

Ditën e djeshme, Tibeti u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë.

Të paktën 120 persona humbën jetën dhe qindra u plagosën nga tërmeti që goditi dje Tibetin.

Shumë njerëz të tjerë kanë mbetur nën rrënoja, ndërsa rreth 1000 banesa u shkatërruan.


Shtuar 8.01.2025 10:50

Tags: ,