Policia e Shkodrës, ka zbardhur vrasjen e 33-vjeçarit Ramazan Mataj. Burimet bëjnë me dije se janë arrestuar dy persona, të dyshuar si autor të vrasjes të shtetasit Ramazan Mataj.
Të arrestuar janë babë e bir, Arjan Hasa dhe Rrustem Hasa, ndërsa janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë që mund të kenë dijeni për ngjarjen e rëndë.
Ende nuk dihet emri i djalit tjetër.
Ramazan Mataj, u vra tre ditë më parë në orët e mbrëmjes në fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër, ndërsa trupi i tij i pajetë u gjet nga banorët e zonës.